Pjesëmarrja në votimet për Parlamentin e ri të Shqipërisë ka arritur 27.09% deri në orën 13:00, sipas të dhënave të fundit nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Raportimi është bërë për 3331 nga 5225 qendrat e votimit në total, ndërsa deri tani kanë votuar 607,717 qytetarë nga 2,243,676 zgjedhës të regjistruar.
Qarku i Tiranës ka regjistruar pjesëmarrjen më të lartë, me 30.91%, pasuar nga Dibra me 30.42% dhe Kukësi me 28.63%. Në anën tjetër, qarku me pjesëmarrjen më të ulët është Vlora, me 19.37%.
Pjesëmarrja e grave në zgjedhje ka arritur 27.91%, me 325,465 votuese të cilat kanë marrë pjesë në votim nga 1,736,183 të regjistruara.
/5pyetjet.al