Kandidati i PD-së në Fier, Luan Baçi akuzon se patronazhistë të PS-së qëndrojnë afër një qendre votimi dhe orientojnë votuesit se si duhet të votojnë.
“Ne Fier patronazhistet vazhdojne me “detyrat” e tyre speciale. Te porta e cdo institucioni qe jane te ngrijtura QV, qendrojne pa asnje autorizim 50 m nga QV dhe kapin qytetaret duke i orjentuar per votim.
Gjitheashtu ”vezhguesit” e PS mbajne shenim nje per nje, emrat e qytetareve qe votojne dhe i pyesin per adresat e tyre, duke ju kerkuar dhe info per komshinjte dhe njerezit e afert, gje e cila eshte e ndaluar me ligj!
KJO eshte arsyeja, pse une kam hyre ne disa QV dhe i kam informuar se kjo eshte shkelje e ligjit! Ne pergjigje kjo te interesimit te disa mediave! Video e bere ne keto momente, te lgj Kryengrijtja e Fierit, te Çerdhja nr 3” shkruan ai.