Sali Berisha: Në zonat tradicionale të qendrës së djathtë dhe të djathtës ka një rritje të ndjeshëm të elektoratit dhe priten konform kësaj rritje edhe rezultatet me një optimizëm të vërtetë, por unë jam këtu para jush për të deklaruar se sovrani foli, vota është në duar të komisionerëve në përgjegjësinë më të madhe.
Në Durrës bandat e Pojës e Troplinit kanë vërshuar drejt KZAZ-ve me urdhrin nga Edi Rama se mund të ndikojnë në rezultat. Kjo nuk është vetëm në Durrës, por ata janë më aktivë. Janë denoncuar, qoftë nga mediat, qoftë nga PD dhe në zona të tjera, Edi Rama ka zgjedhur një lloj presioni drejt KZAZ-ve. Tani, porosia ime e prerë për të gjithë komisionerët tanë në KZAZ, në komisionet e numrëimit; të zbatohet ligji, ligji dhe vetëm ligji. Asnjë vota nuk mund dhe nuk duhet të numërohet në presion.
Garantoj të gjitha bandat se qeveria e aleancës për Shqipërinë madhështore do t’i shpallë ato, banda terroriste dhe do të marrin ndëshkimet më maksimale si të tilla. Unë kuptoj që ata janë përpëlitjet e tyre të fundit dhe besojnë se mund të ndikojnë në vullnetin e sovranit. Asgjë nuk mund të ndryshojë. Populli ka folur në mënyrë vendimtare.