Kreu i KQZ-së Ilirjan Celibashi, i bëri thirrje kandidatëve për deputetë të qëndrojnë larg qendrave të votimit, pasi prezenca e tyre është e ndaluar me ligj.
“Këshill për kandidatët, të qëndrojnë sa më larg qendrave të votimit, nuk kanë asnjë mundësi ligjore për të kontribuuar në mbarëvajtjen e procesit zgjedhor. Procesi ka shkuar shumë mirë,” tha Celibashi.
Ai theksoi se pajisjet e identifikimit elektronik po funksionojnë më mirë se në vitin 2021 dhe se problemet e vogla janë zgjidhur shpejt.