-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Elda Hoti reagon pas arrestimit të bashkëshortit: Fuqia e popullit nuk ndalet

Kryesoret

Deputetja e Partisë Demokratike Elda Hoti, ka reaguar pas arrestimit të bashkëshortit të saj, Ladi Ndoji dhe Amarildo Jushit të dy të dyshuar për bllokimin e rrugës me pretendimin se po blinin vota. Në një postim në Facebook, Hoti ka akuzuar autoritetet për përpjekje për të frikësuar qytetarët dhe ka hedhur akuza ndaj ministrit të Brendshëm Ulsi Manja për përdorimin e Policisë për interesa politike.

“Asnjë polici politike, asnjë strukturë kriminale dhe asnjë zëdhënës i krimit të organizuar nuk do të mund ta ndalë vullnetin e qytetarëve për ndryshim. Ditët e frikësimit, fabrikimeve dhe shtypjes së zërit opozitar janë drejt fundit.”

Ajo gjithashtu ka deklaruar se veprimet që përdorin për të frikësuar qytetarët janë të dështuara, duke theksuar fuqinë e popullit si një forcë që nuk mund të ndalet nga asnjë makineri represive.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit