Policia e Dibrës ka referuar materialet procedurale në SPAK për veprat penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje” për administratorin njësisë adminsitrative Xibër, Dibër. Gjithashtu edhe për një 57-vjeçar me iniciale B.H., banues në Klos.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Mat referuan materialet procedurale në SPAK, për veprat penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, “Vetëgjyqësia” dhe “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit rrugor”, në ngarkim të shtetasve : E.D., 36 vjeç, (administratori i njësisë Administrative Xibër), dhe shtetasit B.H., 57 vjeç, banues në Klos”, njofton policia.