Ilirjan Celibashi: Në njësinë 10 dhe bashkinë e Vorës rezultatin do ta kemi në mëngjes ditën e nesërme rreth orës 8, 9. Kjo është një kërkesë e PD-së dhe koalicionit përkatës, qëllimi i këtij projekti pilot lidhej më së shumti me rikonfirmimin, sipas vlerësimit tim, të integritet të përdorimit të kësaj pajisje gjatë votimit. Nuk ka asnjë dyshime se pajisja e transmeton rezultatin menjëherë dhe nuk ka nevojë për ta testuar këtë komponent.
Ajo cka është dashur të testohet ka të bëjë me integritetin e procesit të votimit përmes këtyre pajisjeve. Zhvillimi i projektit këtë ka pasur qëllim parësor dhe në kushtet kur lehtësisht mund të spekulohet me rezultatin e shpejtë që prodhon ky proces mund të kishte një impakt në këtë proces. Për të garantuar integritetin e pjesës dërrmuese të votimit ndryshe nga votimi elektronik kemi sakrifikuar transmetimin e menjëhershëm të rezultateve.
Gjatë mbylljes së procesit të votimit në disa qendra votimi operatorët teknikë që kanë asistuar këtë proces kanë printuar gabimisht jo, sepse e kanë bërë si duhet, por nuk do të duhet ta kishin bërë prezantimin e rezultatit. Nëse nuk gaboj janë dy ose tre qendra votimi, për pjesën tjetër nuk ka transmetim të rezultatit.









