Pas një përplasjeje fizike në qendrën e votimit në Pogradec, nipërit e Luan Tollozhinës sulmuan familjen e komisionerit të PS-së, Enton Gega, duke goditur djalin dhe bashkëshorten e tij.
Suela Gega, bashkëshortja e Enton Gegës, tha: “Godisnin djalin me arka, unë të mbroja djalin më sulmuan edhe mua. Po mbroja djalin e haja unë, se është me këmbë të thyer.”
Policia njofton se rreth orës 13:00, R. T., E. M., dhe D. M., nipërit e Luan Tollozhinës, pas konfliktit në qendrën e votimit nr. 3901, shkuan në banesën e Enton Gegës dhe goditën familjarët e tij.
“Djali i 52-vjeçarit po merr mjekim në spital jashtë rrezikut për jetën, ndërsa bashkëshortja e 52-vjeçarit ndodhet në ambientet e Komisariatit për të dhënë kallëzim.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, dokumentimin ligjor të saj, si dhe kapjen dhe shoqërimin e këtyre shtetasve,” njofton policia.








