-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Nisma Shqipëria Bëhet denoncon rastet dhe bën thirrje: Dilni votoni edhe në minutat e fundit

Kryesoret

Nisma Shqipëria Bëhet ka ftuar të gjithë qytetarët që të votojnë edhe në minutat e fudnit që kanë mbetur.

Gjithashtu Nisma Shqipëria Bëhet ka denoinczar edhe rastet e blerjes së votës dhe i ka bërë thirrje institucioneve përgjegjëse që të jenë aktive dhe të paanshme në monitorimin e procesit zgjedhor.

Postimi i Nisma Shqipëria Bëhet:

Shqiptarë dilni të votoni, votoni me sytë hapur dhe njëkohësisht bëjeni votën tuaj të ketë vlerë !

Deri në orët e para të pasdites, “Nisma Shqipëria Bëhet” ka administruar dhe adresuar në Prokurorinë e Posaçme – SPAK, në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, një numër të konsiderueshëm shkeljesh të Kodit Zgjedhor gjatë procesit të votimeve.

Janë raste të blerjes së votës, raste kur persona me karrierë kriminale kanë intimiduar dhe në një rast kanë ushtruar dhunë ndaj votuesve, disa raste të patronazhistëve që kontrollojnë veprimet e votuesve në qendrat e votimit, dëmtim me kast të fletëve të votimit në kolonën ku votohet “Nisma Shqipëria Bëhet”- shenja që e bëjnë fletën e votimit të pavlefshme, monitorim me kamera të dhomës së fshehtë, futje të njerëzve të paautorizuar në qendra votimesh, e shumë parregullsi të tjera.

I bëjmë thirrje institucioneve përgjegjëse të jenë aktive dhe të paanshme në monitorimin e procesit zgjedhor.

Në fund, edhe njëherë, NISMA SHQIPËRIA BËHET fton shqiptarët të dalin të votojnë masivisht.

Aktualisht qendrat e votimeve nuk kanë fluks, kështu që i gjithë procesi i votimit mund të përfundojë për 2-3 minuta.

Shqiptarë dilni të votoni, votoni me sytë hapur dhe bëjeni votën tuaj të ketë peshë!

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit