-sidi education-spot_img
29.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Përplasje në Vorë, Flamur Noka akuzon për vëzhgues të rremë në qendrat e votimit

Kryesoret

Deputeti i Partisë Demokratike Flamur Noka, është përfshirë në një debat të tensionuar me disa qytetarë jashtë një qendre votimi në Vorë. Gjatë deklarimeve për mediat, ai akuzoi se persona të lidhur me pushtetin janë pajisur në mënyrë të dyshimtë me bexhe të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe po ushtrojnë ndikim të paligjshëm mbi procesin e votimit në zona të caktuara. Përplasja e tij me qytetarët u zhvillua në prani të kamerave dhe pati tone të ashpra.

Noka: “Këtu në Vorë e gjithë banda e Xhabaftëve e pajisur me bexhe të KQZ si vëzhgues janë instaluar tek shkollat dhe po kontrollojnë çdo gjë në procesin e votimit. Urdhërojnë, kontrollojnë dhe dirigjojnë procesione e votimit.”

Qytetari: “Jam unë xhabaft, çfarë ka këtu? Po shkoj të votoj. Po ti çdo këtu?”

Noka: “Jam deputet.”

Qytetari: “Shko shihe emrin ku e kam.”

Noka: “Shko, por nuk ke të drejtë të rrish gjithë ditën.”

Qytetari: “Po tek shtëpia ime rri unë, jam në shtëpi.”

Noka: “Shtëpinë e ke në Vorë, por jo tek kjo shkollë, tek qendra e votimit.”

Qytetari: “Ore, e kam këtu (drejton me gisht).”

Noka: “Unë kam një detyrë t’ju paralajmëroj dhe t’ju them: Harrojeni, po ju them unë.”

Qytetari: “Asgjë s’ke çfarë paralajmëron.”

Qytetar tjetër: “Pse më kërcënon mua? Unë jam qytetar i lirë, për çfarë më kërcënon? Kemi vrarë njerëz? Po vij të votoj, më the kriminel!”

Noka: “Ta tregoj unë.”

Qytetari tjetër: “Jam qytetar i Vorës.”

Noka: “Janë pajisur të gjithë me karta vëzhguesish.”

Qytetari 3: “Jam refugjat, kemi ardhur të votojmë dhe ja, sjella e këtyre.”

Qytetari 1: “Ju gazetarë më gjeni një qytetar të Vorës që të pranojë fjalët e këtij, është mashtrues.”

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit