Ish-deputeti Ervin Salianji votoi sot në burgun e Fierit për zgjedhjet e 11 majit. Për gazetarët Salianji tha se votimi është një ilaç për Shqipërinë.
“Kufizimi që më është bërë jo vetëm fizik duke më marrë peng apo burgosur, por duke më marrë edhe mandatin, dhe duke më privuar nga pasioni i im i madh është një mungesë e madhe.
Unë nuk i nënshtrohem vullnetit të qeverisë brenda apo edhe jashtë burgut. E rëndësishme të fokusohemi tek mesazhi dhe kryesori është vota masive.
Ky është ilaçi për të shëruar Shqipërinë. Mbi 90 përqind e të burgosurve votojnë për qeverinë dhe kjo tregon edhe për nivelin e demokracisë në vendin tonë” tha ai.