Shqipëria po vendos. Brenda dhe jashtë Shqipërisë në zgjedhjet e 11 majit 2025 të drejtën e votës e kanë 3 milionë e 713.761 shtets shqiptarë, nga të cilët 114.642 votojnë për herë të parë. Këto janë zgjedhjet e 11-ta në Republikën e Shqipërisë, pas ardhjes së demokracisë. Në garë janë 2.046 kandidatë, për 140 vende në parlament.
Kandidatët janë në dy grupe: lista e mbyllur, që do të fitojnë të parët mandat sipas radhës që ka përcaktuar partia, dhe lista e hapur, e cila do të dërgojë deputetë në Kuvend nëse partia fiton më shumë karrige se sa emrat që ka në listën e mbyllur. Renditjen e fituesve nga lista e hapur e përcakton vota personale që votuesit mund të japin.
Në këto zgjedhje garojnë 11 subjekte politike, 3 janë koalicione dhe 9 janë parti të vetme. Secili subjekt zgjedhor ka në garë 186 emra të shpërndarë sipas qarqeve. 2046 persona janë kandidatë për parlamentin e ardhshëm, për të zënë 140 karrige. Nuk kandidon asnjë i pavarur.









