Sot, 11 Maj, Shqipëria voton për Parlamentin e ri. Janë mbi 3.7 milionë qytetarë me të drejtë vote.
Sipas, përditësimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve pjesëmarrja në votime në rang vendi deri ne oren 08:00 ka qenë 1.93%.
Raportimi për pjesëmarrjen është bërë vetëm 1 prej 5225 qendrave të votimit në total.
Deri më tani është votuar nga 11 nga 571 zgjedhës në listën e QV-ve të raportuara.
Ndërkohë në zgjedhjet parlamentare 25 Prill 2021 deri në orën 08:00, përqindja e votuesve ka qenë 3.37%.
Procesi i votimit ka nisur në orën 07:00 dhe pritet të përfundojë në orën 19:00.