Zv.presidentja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho në një deklaratë për mediat u bëri thirrje qytetarëve që të votojnë. Xhixho theksoi se se kjo është një ditë e jashtëzakonshme për demokracinë shqiptare.
Gjithashtu ka shprehur mirënjohje për qindra qytetarë që janë përballur me vështirësi dhe parregullsi nëpër qendrat e votimit.
“Ju keni sot mundësinë të vendosni për fëmijët tuaj, për familjet tuaja, për vendin tonë, për të ardhmen e Shqipërisë.
Gjej rastin të falenderoj me mijëra prej jush që e keni ushtruar këtë të drejtë që në orët e para të nisjes së procesit.
Po ashtu, mirënjohje për qindra të tjerë, të cilët mund të jenë përballur me vështirësi apo parregullsi nëpër qendrat e votimit, por i kanë shkuar deri në fund bindjes se e drejta e votës është e shenjtë dhe u përket vetëm atyre”, tha Xhixho.