Është arrestuar me urdhër të SPAK-ut në Fier babai i kandidates së Partisë Social Demokrate në Fier.
63-vjeçari Pandeli Bozha, dyshohet se gjatë një muaji, iu ka dhënë shuma parash, shtetasve të ndryshëm, me qëllim blerjen e votave në favor të kandidates, Limonera Bozha, shkruan Syri.net.
Sipas policisë ai akuzohet për “Korrupsion aktiv në zgjedhje”.