-sidi education-spot_img
21.6 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Celibashi: Nesër në 08:00 del rezultati zyrtar për Vorën

Kryesoret

Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi sqaroi sërish se përse nuk është publikuar rezultati i votimit elektronik në njësinë 10 dhe Bashkinë Vorës. Sipas tij, Partia Demokratike ka pasur pretendime dhe theksoi se mëngjesin e së Hënës do të dalin rezultatet zyrtare.

“Votuesit nga jashtë janë rreth 195 mijë. Po fillon procesi i vlerësimit për fletët e votimit. Ato janë të vendosura sipas qarqeve. Tani kemi filluar për Korçën, Gjirokastrën dhe Kukësin. Për këto ka nisur numërimi edhe për votat brenda vendit.

Votimi dhe numërimi elektronik në njësinë 10 dhe Vorë, është një projekt pilot, që u realizua me konsensusin e të gjitha partive, përfshirë këtu edhe PD. Në diskutimet me aktorët politikë, në lidhje me mundësinë e shtrirjes më shumë të votimit elektronik në këto zgjedhje, nuk e patëm dakordësinë nga PD dhe dhanë dakordësinë vetëm për projektin pilot.

Sipas vlerësimit që u bë kur morëm vendimin, PD kishte konsideratën që sistemi elektronik, nuk ofron besimin dhe garancinë. Kur bëmë vlerësimin për kohën e shpalljes së këtij vendimi, ata thonë se nuk jemi duke testuar transmetimin e menjëhershëm të rezultatit. Ata duan të testojnë se si funksionon pajisja dhe sa integritet ka ajo. Ne e dimë se transmetimi bëhet menjëherë.

Rezultatin do e bëjmë publik ditën e nesërme, midis orës 8 ose 9 në mëngjes. Ato që kanë dalë, janë dokumente të dalë nga pajisja. Fletët e printuara të dala me rezultatet? Në një mënyrë është material zyrtar. Ai është rezultati i prodhuar nga pajisja”, tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit