PS-ja është në krye të garës zgjedhore për të shkuar drejt mandatit të katërt. Ish-deputeti i PS-së, Petro Koçi i ka cilësuar rezultatet e PD-në si më të dobëtën ndonjëherë dhe opozita po paguan për çdo gjë që ka bërë.
“Këto janë përcaktime parimore. Por që të vijoj aty ku e nisa. PD-ja po paguan gjithë historinë e vetë. Po paguan ’96-ën,’97-ën, ’98-ën me 14 shtatorin. Po paguan 21 janarin, Gërdecin, po paguan kthimin të palogjikshëm dhe vetëvrasës të Sali Berishës në krye të Partisë Demokratike.
Pa paguan LaCivitën, që e pagoi me miliona dollarë, po paguan lobimin që bëri PD-ja për t’i garantuar një vizë z.Berisha për në Shtetet e Bashkuara. Po paguan gjithçka. Fitorja nuk bazohet thjeshtë te dobësia e opozitës. Ky është një fakt që nuk llogaritet. Në fund të fundit, gara është me PD-në, ajo është fuqia kryesore e opozitës” tha ai.