Drejtuese politike e Partisë Socialiste në Qarkun Tiranë Elisa Spiropali ka shpallur fitoren e thellë të PS në Bashkinë e Vorës, duke theksuar se ky rezultat është dëshmi e punës së bërë në terren dhe besimit të qytetarëve.
Ajo vuri në dukje se edhe pse pjesëmarrja në votime ishte më e ulët, PS shënoi një rritje përqindjeje krahasuar me zgjedhjet e vitit 2021, ndërsa opozita pësoi rënie serioze.
Spiropali kritikoi kundërshtarët politikë për mungesë serioziteti dhe përpjekje për të krijuar tensione artificiale, duke theksuar se PS është e pranishme çdo ditë pranë qytetarëve me projekte zhvillimi dhe rindërtimi. Ajo përfundoi se rezultati konfirmon mbështetjen e madhe që qytetarët i kanë dhënë forcës së saj politike, jo vetëm në Vorë, por në të gjithë Shqipërinë.