Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka plotësuar kërkesën e PD per procesin e numërimit të votave të diasporës, pas tensioneve që u regjistruan në mbrëmje vonë te Parku Olimpik.
Pas përplasjeve midis Taulant Ballës dhe Flamur Nokës, e thirrjes së Sekretarit të Përgjithshëm të PD drejtuar komisionerëve të tij për ta ndalur numërimin e votave të ardhura nga Greqia, KQZ ka marrë vendimin që GNV të vijojnë me numërimin e fletëve të votimit duke lënë mënjanë zarfet nga Greqia.
Ky akt nga ana e kryekomisionerit Ilirjan Celibashi synon zhbllokimin e procesit dhe njoftohet se do të ketë një vendimmarrje të dytë për zarfet e Greqisë.