Pas numërimit të 1,589 kutive nga gjithsej 5,225, zgjedhjet e së dielës kanë treguar një përqindje të dukshme të mbështetjes për partitë kryesore. Partia Socialiste (PS) kryeson me 214,969 vota, që përbëjnë 52.8% të totalit, ndërsa Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM) ka marrë 139,532 vota, ose 34.3%.
Në vend të tretë renditet Partia Socialdemokrate (PSD) e Tom Doshit me 15,047 vota (3.7%), e ndjekur nga Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet me 14,076 vota (3.5%). Partia Mundësia ka grumbulluar deri tani 10,671 vota (2.6%), ndërsa Lëvizja Bashkë ka siguruar 5,081 vota (1.2%).
Partitë e tjera kanë marrë shifra më të vogla, si Koalicioni Euroatlantik (KEA) me 4,518 vota (1.1%) dhe Koalicioni Djathtas për Zhvillim (DZH) me 1,427 vota (0.4%).