Tension dhe debat në Vlorë. Konkretisht në KZAZ nr. 87. Disa vëzhgues të subjekteve politike kanë penguar procesin, duke ndërhyrë dhe duke iu drejtuar me fjalë numëruesve gjatë punës.
Kjo ka detyruar forcat e policisë të ndërhyjnë, duke krijuar një kordon sigurie në sallë, për të ndaluar ndërhyrjet dhe për të garantuar mbarëvajtjen e procesit.
Policia ka ndërhyrë gjithashtu për të larguar disa vëzhgues nga rreshtat e parë, në mënyrë që ata të mos pengojnë më punën e komisionerëve.