-sidi education-spot_img
20.8 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vëzhguesi i OSBE/ODIHR: Problemet me zgjedhjet duhet të zgjidhen

Kryesoret

Vëzhguesi i OSBE/ODIHR, Bjorn Soder në konferencën për mediat ka folur në lidhje me rekomandimet në procesin zgjedhor. Ai theksoi se këto zgjedhje ishin të rëndësishme sidomos për shqiptarët jashtë që kanë pasur mundësinë që të votojnë për herë të parë.

Soder ka shprehur se janë të gatshëm që të mbështesin institucionet e Shqipërisë dhe aktorët politikë në rrugën drejt zhvillimeve demokratike.

Këto zgjedhje ishin zhvillim i rëndësishëm për Shqipërinë, për herë të parë shtetasit që jetojnë jashtë patën mundësinë të jetojnë këtu, një hap i rëndësishëm përpara dhe me shpresën që do të çojë në zgjedhje më të mira në të ardhmen.

Disa rekomandime të bëra prej kohësh mbeten ende të paadresuara. Është shpresa jonë e sinqertë që Shqipëria do të tregojë vullnetin e duhur politik dhe të ndërmarrë hapa për adresimin e këtyre rekomandimeve ende të pazbatuara. Kjo nuk është thjesht një çështje e moszbatimit teknik, por çështje e përforcimit të integritetit demokratik dhe është urgjente duke pasur parasysh rrugën e Shqipërisë në negocimin me BE.

Forma demokratike dhe integrimi europian shkojnë dorë më dorë, vonesat në to ndikojnë. Problemet me zgjedhjet, si financimi i partive politike, përdorimi i burimeve shtetërore duhet të zgjidhen nëse Shqipëria do të bëjë progres drejt BE.

Ne jemi të gatshëm ta mbështesim institucionet e Shqipërisë dhe aktorët politikë në këtë rrugë drejt zhvillimeve demokratike.“, tha vëzhguesi i OSBE/ODIHR.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit