Janë publikuar votat për kandidatët për deputet në Bashkinë e Pustecit. Nga Partia Socialiste, më shumë vota ka marrë Vasil Sterjovski me 381 vota, ndërsa për Partinë Demokratike kryeson Andrea Mano me 98 vota.
Ndër kandidatët e tjerë të PS-së, Ilirian Pendavinji mori 238 vota, ndërsa Vinjola Rota 105. Për PD-në, Gentian Çala mori 74 vota dhe Edmond Spaho 49.
Pjesa tjetër e kandidatëve ka marrë mbështetje më të vogël, ndërsa disa parti të vogla si Mundësia dhe PSD kanë marrë vetëm pak vota.