-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

A duhet të dorëhiqet Berisha? Xhaferri: Në asnjë mënyrë

Kryesoret

Besart Xhaferri, kandidat në listë të mbyllur të PD-së, i cili ishte prezent në KZAZ-në numër 32 në Shkozë, u shpreh se rezultatet e deritanishme nga numërimi i votave, nuk janë aq të kënaqshme dhe nga sa priteshin.

I pyetur se si e mendon rolin e Berishës pas kësaj “disfate” për PD-në nga rezultatet aktuale, Xhaferri tha se Berisha duhet të synojë vullnetin e demokratëve edhe në vazhdim.

“Shoh një ngushtim të diferencës me rezultatet e 2021-shit. Mandati i Berishës mbaron në prill të 2026. Mendoj se nuk do ketë në asnjë mënyrë një proces zgjedhjesh të shpejtë brenda PD-së, sepse do ishte një çertifikim i këtij rezultati të zgjedhjeve. Sa për statutin unë mendoj se Berisha duhet të luftojë për vullnetin e demokratëve gjatë këtij viti të mbetur të mandatit të tij, dhe më pas statuti është diçka që ne e kemi besuar kur bëmë rithemelimin.

Nuk kam asnjë dyshim që mund të shkelet, në asnjë mënyrë. Që ai kryetar ka edhe një vit kohë minimalisht sipas mandatit të tij, për të bërë betejën më të rëndësishme të jetës, që është njohja e masakrës zgjedhore dhe asaj të votës së diasporës që do jetë shumë i vlefshëm”, tha Xhaferri.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit