-sidi education-spot_img
20.8 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Lirohet nga burgu burri i deputetes demokrate

Kryesoret

Gjykata e Lezhës ka liruar nga burgu burrin e deputetes demokrate Elda Hoti. Gjykata ndryshoi masën nga arrest me burg në detyrim paraqitjeje për Ladi Ndojën, i cili bashkë me Amarildo Jushin u arrestuan mbrëmjen e së shtunës për veprat penale “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, “Vetëgjyqësia” dhe “Kanosja apo dhunimi ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje”.

Arrestimi i tyre u bë pasi më datë 10.05.2025, rreth orës 20:20, këta shtetas me dy automjetet e tyre i kanë bllokuar rrugën automjetit që drejtohej nga Renuar Kola, 46 vjeç, drejtor i arsimit (drejtues automjeti), dhe A. D. (pasagjer), të dy banues në Rrëshen, me pretendimin se këta po kryenin veprimtarinë e blerjes së votave.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit