Janë numëruar deri tani 4954 kuti votimi nga gjithsej 5225 në zgjedhjet e së dielës që lamë pas. Procesi i numërimit vijon ende në pesë qarqe të vendit, ndërsa ka përfunduar në shtatë të tjera.
PS ka dalë fituese e këtyre zgjedhjeve me një shumicë të qartë, duke grumbulluar 707,774 vota ose 52.2% të totalit. Koalicioni PD-ASHM renditet në vendin e dytë me 465,725 vota, ose 34.3%. Më pas, Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet ka marrë 49,326 vota, duke u renditur i treti.
Në vend të katërt, është PSD me 46,042 vota, pasuar nga Partia Mundësia me 39,936 vota. Lëvizja Bashkë ka arritur të sigurojë 19,121 vota, ndërsa KEA ka mbledhur 18,041 vota.
Në rezultatet më të ulëta renditen DZH me 5,243 vota, AKSH me 2,718 vota, dhe LA me 1,971 vota. Përfundimisht, ADR ka siguruar 945 vota.
Numërimi vazhdon, dhe pritshmëritë janë që në ditët në vijim të bëhen të njohura të gjitha rezultatet përfundimtare nga qarqet që ende nuk kanë përfunduar procesin e numërimit.