Procesi i numërimit të votave në Bashkinë Kamëz është drejt fundit, me 131 nga gjithsej 133 qendra votimi të përpunuara.
Deri në këtë fazë, koalicioni PD-ASHM po prin në garën elektorale.
Sipas të dhënave më të fundit, PD-ASHM ka siguruar 21,497 vota, që përbëjnë 44.68% të totalit, duke e pozicionuar si forcën e parë politike në këtë bashki.
Në vendin e dytë renditet Partia Socialiste me 20,238 vota, ose 42.06%, duke ndjekur nga afër rezultatin e kundërshtarit.
Në vend të tretë është renditur Partia Mundësia me 1,463 vota (3.04%), ndërsa pjesa tjetër e subjekteve politike kanë marrë përqindje më të ulëta të votës.