Po vijon numërimi i votave për kandidatë në qarkun e Gjirokastrës. Në këtë qark Partia Socialiste mori 3 mandate dhe Partia Demokratike 1 mandat. Sipas të dhënave nga KQZ, lista e hapur e Partisë Socialiste do të fusë në Kuvendin e ri dy deputetë.
Deri tani janë numëruar 182 kuti nga 198 që janë në total. Nga Partia Socialiste në listën e hapur janë Tërmet Peçi dhe Piro Dhima.
Ndërsa nga Partia Demokratike nuk ka asnjë në listë të hapur dhe është lënë jashtë edhe ish ministri Arben Ristani.
PS 2 mandate nga lista e hapur:
1 Tërmet Peçi 8718
2 Piro Dhima 5985