Në mbledhjen e Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve, përfaqësuesja ligjore e PS-së, Elena Xhina, kërkoi që të vazhdojë numërimi i votave të diasporës, veçanërisht atyre të ardhura nga Greqia, të cilat janë administruar tashmë. Ajo theksoi se PS nuk është kundër pretendimeve të Partisë Demokratike, por kundërshton aktin e Komisionerit të Shtetëror të Zgjedhjeve, i cili ndaloi numërimin e disa fletëve votimi.
“Sa i takon vullnetit të PS-së për numërimin e votave, ka qenë pikërisht vullneti unë ai që lejoi vijimin e procesit. Sa i takon pretendimeve të PD-së se zarfet e Greqisë janë të helmuara, ne si PS por edhe PD kemi ngritur pretendime. Ne, që të mos e bllokojmë procesin, le të vijojmë. Të ndalojmë në këtë fazë, komisioneri zgjidhë, të bëjmë ankimin ligjor dhe të vijohet me procesin”, u shpreh Xhina.
Ajo theksoi gjithashtu se PS nuk ka ndaluar numëruesit e saj dhe inkurajoi ata të vazhdojnë punën pa pengesa. Sipas saj, kundërshtimi i PS-së nuk është për pretendimet e PD-së, por për aktin administrativ të Komisionerit të Shtetëror të Zgjedhjeve që, sipas PS-së, ka bllokuar procesin e numërimit të votave nga diasporës.
Në një moment kyç të procesit, Komisioni i Shtetëror i Zgjedhjeve ndaloi numërimin e fletëve të votimit të ardhura nga Greqia, pas shqetësimeve të ngritura nga PD për mundësinë e manipulimit të tyre. Aktualisht, KSHZ ka vendosur që këto fletë votimi do të vlerësohen individualisht nga KQZ.