Kryeministri Edi Rama falenderoi homologun e tij spanjoll, i cili e uroi për fitoren e zgjedhjeve të 11 majit.
Me anë të një postimi në X, Rama shprehet mirënjohës për mbështetjen drejt rrugëtimit në integrimin në Bashkimin Evropian.
“Falemnderit me gjithë zemër, vëllai im. Privilegj të udhëheq Partinë Socialiste në Shqipëri në të njëjtën kohë me udhëheqjen tënde mbresëlënëse në krye të Partisë Socialiste në Spanjë dhe të Ndërkombëtares Socialiste, duke pasur gjithashtu edhe mbështetjen tënde të guximshme në rrugëtimin e Shqipërisë në integrimin në Bashkimin Europian! Mirënjohës përjetë!”, shkruan Rama.
Kryeministri spanjoll uron Ramën: Urime për fitoren bindëse të PS