Një 54-vjeçar është arrestuar nga Policia Kufitare Dibër pasi tentoi të kontrabandonte 412 litra karburant nga Maqedonia e Veriut.
Gjatë kontrollit në hyrje të Shqipërisë, u gjetën 17 bidonë me benzinë dhe naftë, të cilët po transportoheshin pa deklarim.
Karburanti dhe automjeti i përdorur për transportin u sekuestruan, ndërsa autori u arrestua për kontrabandë me mallra që paguhet akcizë.
Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.