Përdorimi i parave false në një karburant në Durrës, i ka kushtuar lirinë një 24 vjeçari nga Tirana, i cili u ndalua pasi rezultonte të ishte shpallur në kërkim edhe nga policia e Vlorës për raste të tjera të ngjashme.
Ngjarja ka ndodhur më 24 janar 2026, në një pikë karburanti në rrugën “Egnatia”, ku i riu dyshohet se ka paguar me dy kartëmonedha nga 100 dollarë, që më pas rezultuan të dyshuara false. Pas sinjalizimit, policia ndërhyri dhe i sekuestroi kartëmonedhat si prova materiale dhe pak ditë më vonë, ndaloi edhe autorin.









