-sidi education-spot_img
21.6 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Bardh Spahia siguron mandat në Shkodër, PD del forcë e parë me 5 deputetë

Kryesoret

Zgjedhjet në qarkun Shkodër kanë sjellë një rezultat të rëndësishëm për Partinë Demokratike, e cila del forca e parë me 5 mandate të siguruara. Kandidati që ka tërhequr më shumë vëmendje është Bardh Spahia i cili falë votave preferenciale (8278 gjithsej), ka siguruar një vend në Kuvend nga lista e hapur. Ai bashkohet me Luciano Boçin, Kliti Hotin, Greta Bardelin dhe Ramadan Likajn si përfaqësues të PD-së nga ky qark.

Partia Socialiste renditet si forca e dytë, me katër mandate të siguruara nga lista e mbyllur. Marjana Koceku, Onid Bejleri, Xhenis Cela dhe Bujar Rexha janë emrat që do të përfaqësojnë socialistët në Parlament. Ndërkohë, kandidatë të njohur si Edona Bilali dhe Shkëlqim Sterkaj kanë mbetur jashtë, pavarësisht mbështetjes së dukshme nga votat preferenciale.

Rezultatet pasqyrojnë një garë të ngushtë dhe dinamike në veri të vendit, ku përplasjet politike shoqërohen shpesh me lëvizje interesante në preferencat e votuesve.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit