Numërimi i votave vijon në 10 nga 12 qarqet e vendit për kandidatët preferencialë, të cilët do të bëhen pjesë e Parlamentit të ri. Në Qarkun e Tiranës janë numëruar 314 kuti votimi nga 1282, dhe janë krijuar projeksione për ata që do të përfaqësojnë qytetarët në Kuvendin e ri.
Partia Socialiste ka siguruar 19 mandate në Tiranë, ku 12 prej tyre janë nga lista e sigurtë. Gara mes socialistëve është e fortë për 7 mandate të tjera nga lista e hapur. Kandidati më i votuar deri tani është Blendi Gonxhja, i cili ka arritur 8117 vota, i ndjekur nga ministri Ervin Hoxha me 4441 vota.
Fatmir Xhafaj dhe Erion Braçe janë gjithashtu pjesë e listës, ndërsa nga zonjat që përfitojnë nga kuotat gjinore janë Antonela Dedej dhe Anila Denaj. Në anën tjetër, disa figura të njohura si Pandeli Majko, Mimi Kodheli dhe Blerina Gjylahmeti mbeten jashtë Kuvendit.