Ditën e nesërme kryeministri i Britanisë së Madhe, Keir Starmer do të vizitojë Shqipërinë.
Starmer do të pritet nga kryeministri Edi Rama dhe më pas në orën 12:40 do të zhvillojë një konferencë të përbashkët.
Vizita e tij i paraprin edhe Samitit të Komunitetit Politik Evropian, i cili do të mbahet në Tiranë më 16 maj. Ndërkohë dje Starmer uroi Ramën për fitoren dhe e cilësoi si historike.