Kryeministri Edi Rama shprehu mirënjohje të thellë për të gjithë shqiptarët dhe bëri një falënderim të veçantë për familjarët e tij. Rama falnderoi edhe fëmijët e tij dhe u shpreh krenarë për Rean dhe Gregun si dhe Zaon.
“Falënderoj të gjithë. Falënderoj të gjithë shqiptarët. Shqiptarët votojnë për një Shqipëri që bëhet gjithmonë e më e mirë. Ime më Aneta nuk më ndoqi si hije dashurie pa kushte në pozicionin e saj legjendar para televizorit, si në një llogore lufte, deri ditën që iku e të ribashkohet me tim atë. Të dy u tërhoqën jashtë nga varri në fushatën e mos e Zotshme të të Mos o Zotshmëve dua t’u them të ma bëjnë hallall dhe besoj se po na shohin nga lart së bashku se janë krenarë për mua dhe janë krenarë për Shqipërinë që po ndërtojmë. Sot jam shumë krenar për Rea-n dhe për Gregun, që nuk na shkaktojnë dhimbje koke, që jetojnë jetën jashtë dritave të skenës, larg zyrave të shtetit, duke duruar sidomos Rea, agresione verbale shpifjesh. Inshallah në gjurmët e punës sime nesër. Falenderimin e veçantë e kam për të vetmen opozitë që nuk e mund dot, por shyqyr që më pranon në qeverinë e unitetit, Linda Ramën, mamanë e Zaos, nënën e Reas dhe shoqen besnike të Gregut. Linda është shtylla që mban këndet e tavanit. Shumë faleminderit grua. Falënderoj dhe Zaon, që rri ngjitur si bateri me energji diellore.”, tha Rama.