Presidenti gjerman Frank-Walter Steinmeier, ka theksuar rëndësinë e një zgjidhjeje paqësore për të përfunduar luftën në Rripin e Gazës gjatë një takimi me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu. Steinmeier kërkoi që të tregoheshin perspektiva politike për të përmbyllur konfliktin dhe të mundësohej dërgimi i ndihmave humanitare për popullsinë e Gazës.
Pas këtij takimi, një sulm me raketa nga Rripi i Gazës shkaktoi një alarm në Izrael, duke detyruar presidentin gjerman dhe delegacionin e tij të kalonin në një bunker të sigurt për të shmangur sulmet ajrore.
Në anën tjetër, kryeministri Netanyahu njoftoi se Izraeli do të vazhdojë me një ofensivë të re për të luftuar grupin islamist Hamas, duke shprehur se “shkatërrimi i Hamasit dhe lirimi i të gjithë pengjeve janë të pandara”. Ushtria izraelite ka nisur thirrjet për evakuimin e banorëve në disa zona të Ripit të Gazës, duke paralajmëruar sulme të mundshme.
Ndërkohë, presidenti francez Emmanuel Macron ka kritikuar ashpër veprimet e qeverisë izraelite. Ai e cilësoi të papranueshme bllokimin e ndihmave humanitare për Gazën, duke theksuar se kjo ka kontribuar në një krizë humanitare të thellë në rajon. Macron ka ripërsëritur mbështetje për të drejtën e Izraelit për mbrojtje, por ka kundërshtuar përdorimin e forcës pa dallim ndaj civilëve në Gazë.