Orët e paradites do të karakterizohen nga mot i kthjellët i alternuar me vranësira të lehta dhe kalimtare në të gjithë territorin e vendit. Vranësirat do të jenë më të theksuara në zonat malore lindore, por pa sjellë reshje në këtë pjesë të ditës.
Sipas parashikimeve, pasditja pritet të sjellë një shtim të vranësirave, kryesisht në zonat Qendrore si dhe në skajin Jugor dhe Juglindor të vendit, ku nuk përjashtohet mundësia e reshjeve të dobëta dhe lokale. Pjesa më e madhe e territorit do të vijojë me kthjellime dhe vranësira të herëpasherëshme, pa ndikim të drejtpërdrejtë nga reshjet.
Temperaturat do të mbeten të pandryshuara në minimumet e mëngjesit, ndërkohë që pritet një rritje e lehtë në maksimumet ditore. Vlerat do të luhaten nga 6°C në Pukë deri në 27°C në qarkun e Fierit, ku pritet edhe temperatura më e lartë e ditës.
Era do të fryjë e lehtë deri mesatare me një shpejtësi që arrin deri në 28 km/h nga drejtimi Perëndimor, duke sjellë një dallgëzim të ulët në zonat bregdetare.