-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Përplasje tragjike në Zall Dajt, dy të rinj humbin jetën në aksident

Kryesoret

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, më 14 maj  në aksin “Shkalla e Tujanit–Zall Dajt”, ku përplasja mes një automjeti dhe një motomjeti ka përfunduar me dy viktima.

Rreth orës 02:30, makina i drejtuar nga O. C., 24 vjeç, dyshohet se është përplasur me një motor në të cilin ndodheshin B. H., 23 vjeç, dhe O. L., 18 vjeç.

Përplasja ka rezultuar fatale për të dy të rinjtë që ndodheshin në motomjet, të cilët kanë ndërruar jetë në vendngjarje si pasojë e plagëve të marra.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po punon për të zbardhur rrethanat e plota të aksidentit.

Grupi hetimor ka nisur procedurat për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit