-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

SHBA dhe Arabia Saudite nënshkruajnë marrëveshje strategjike historike

Kryesoret

Shtëpia e Bardhë ka publikuar së fundmi detaje të një partneriteti të ri ekonomik me Arabinë Saudite, duke e përshkruar si një marrëveshje historike që hap një “epokë të artë” mes dy vendeve.

Bëhet fjalë për bashkëpunimin më të madh të këtij lloji, i cili përfshin një marrëveshje mbrojtjeje me vlerë 142 miliardë dollarë. Përmes saj, Arabia Saudite do të pajiset me teknologji ushtarake të avancuar nga mbi një duzinë kompanish amerikane, së bashku me mbështetje për trajnimin dhe ndërtimin e kapaciteteve të forcave të saj të armatosura.

Përveç aspektit ushtarak marrëveshja përfshin edhe disa fonde investimi në sektorë strategjikë si energjia, teknologjia hapësinore dhe infrastruktura, me qëllim rritjen e bashkëpunimit ekonomik dhe krijimin e vendeve të reja të punës në SHBA.

Sipas deklaratës nga Shtëpia e Bardhë, ky partneritet do të fuqizojë sigurinë energjetike amerikane dhe rolin udhëheqës të saj në teknologji, duke krijuar një bazë të fortë për zhvillim të ndërsjellë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit