Dan Hutra, shpallet fajtor për vrasjen e 3 grave në mars të vitit 2023 në Tiranë dhe dënohet më burgim të përjetshëm. Prokuroria kërkoi më 9 maj që gjykata të japë tre burgime të përjetshme për vrasjen e tre grave, të cilave ai u mori jetën brenda një ore.
Prokuroria kërkoi që Dan Hutra duhet të shpallet fajtor dhe të marrë burgim të përjetshëm për vrasjen e Mevlute Sadikut, një dënim të dytë të përjetshëm për vrasjen e Hadime Dafkut dhe të tretin për vrasjen e Etleva Kurtit, e cila ishte motra e një tjetër të burgosuri, identifikuar si Vladimir Kurti.
Prokurori kërkoi më parë se Hutra duhet të dënohet edhe për plagosjen e Elena Hysës dhe për këtë t’i jepen 35 vite burgim – ish-bashkëjetueses, të cilës i vrau të motrën dhe kunatën.
Edhe për plagosjen e nënës së saj, Kujtime Hysa, prokurori kërkoi 35 vite të tjera burgim, ndërsa 30 vjet dënim u kërkuan edhe për plagosjen e Marjona Gurakuqit. Masakra e Dan Hutrës ndodhi në mars 2023.