Ministri i Shëndetësisë së Maqedonisë, Arben Taravari dorëzoi dorëheqjen në qeveri, ashtu siç kishte njoftuar një ditë më parë. Tavari tha se mendon që ky hap do të jetë në interesin më të mirë të institucionite dhe parimeve të tij personale.
“Detyrën që e mora me këtë funksion e kam ushtruar me përkushtim të plotë, transparencë dhe ndjenjë përgjegjësie ndaj qytetarëve dhe shtetit. Këtë vendim e kam marrë pas një vlerësimi të kujdesshëm personal dhe profesional, duke besuar se ky hap është në interesin më të mirë të institucionit dhe të parimeve të mia personale”, deklaroi Taravari.
Dorëheqja e tij, pasi të pranohet nga kryeministri, pritet të kalojë në procedurë në Kuvend. Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi tha se nuk ka asnjë informacion ose praalajërim në lidhje me këtë.
“Akoma nuk kemi asnjë informacion ose paralajmërim. Kur të marrim dorëheqjen me shkrim, atëherë sipas rregullores do të presim propozim nga Kryeministri që të konstatohet dorëheqja dhe më pas kalojmë në procedurën e caktimit të ministrit të ri. Flasim për situata hipotetike.”, tha ai.