Në Qarkun e Tiranës vazhdon numërimi i votave për kandidatët preferencialë, me 828 kuti të numëruara nga gjithsej 1282.
Sipas rezultateve paraprake, Partia Socialiste ka siguruar 19 mandate, ku 12 janë nga lista e sigurtë dhe 7 janë për kandidatët e listës së hapur.
Blendi Gonxhaj është më i votuari deri tani, me 15,838 vota, pasuar nga ministri Ervin Hoxha me 13,084 vota. Pjesë e listës do të jenë gjithashtu Erion Braçe, Fatmir Xhafaj, Ornaldo Rakipi, Anila Denaj dhe Kejsi Elezi, 20-vjeçarja që ka siguruar 3,953 vota, duke lënë jashtë deputetin Xhemal Qefali, i cili ka marrë 5,714 vota.
Ndërkohë, disa figura të njohura të PS-së si Pandeli Majko, Klotilda Bushka dhe Mimi Kodheli duket se do të mbesin jashtë Kuvendit.