-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Celibashi lëshon ultimatum për numëruesit: Mbylleni shpejt!

Kryesoret

Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi u ka bërë thirrje grupeve të numërimit dhe KZAZ-ve që të intensifikojnë punën dhe të përmbyllin procesin e numërimit të votave brenda afatit ligjor, i cili përfundon në mesnatën e kësaj të enjteje.

Në një deklaratë për shtyp, Celibashi theksoi gjithashtu nevojën që vëzhguesit dhe përfaqësuesit e partive politike të shmangin çdo lloj presioni apo ndërhyrjeje ndaj numëruesve, pasi kjo sjell vonesa të panevojshme në proces.

Deklaratë për publikun:

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve u bën thirrje partive politike që kanë anëtarë në KZAZ dhe në GNV të marrin përgjegjësinë që u takon për të nxitur numëruesit dhe komisionerët në KZAZ-të ku ende nuk ka përfunduar procesi i numërimit të votave, që ky proces të përfundojë brenda afatit ligjor, konkretisht deri në orën 24:00 të ditës së sotme.

Nuk ekziston asnjë arsye që ky proces të mos përmbyllet brenda këtij afati.

Duke njohur dhe respektuar të drejtën e kandidatëve për deputet për të vëzhguar dhe mbikëqyrur procesin e numërimit, i ftojmë ata të shmangin çdo përfshirje në komunikime të panevojshme apo ushtrim presioni ndaj numëruesve dhe komisionerëve.

Përgjegjësia për mosfinalizimin në kohë të procesit i takon plotësisht partive politike. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka ndërmarrë dhe po ndërmerr të gjitha përpjekjet për të garantuar mbarëvajtjen dhe përfundimin e procesit.

Nëse situata nuk do të ndryshojë brenda afatit të përcaktuar, me keqardhje njoftojmë se të gjithë personat përgjegjës do të përballen me sanksione ligjore.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit