Mbrëmjen e sotme janë mbledhur për darkë të gjithë liderët e Ballkanit Perëndimor dhe krerët e BE-së. Ndërsa nesër do të zhvillohet samiti i Komunitetit Politik Europian. Ata janë pritur në një darkë informale nga kryeministri Edi Rama dhe presidenti Bajram Begaj.
Të pranishëm në darkë janë presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, ai malazez Jakov Milatoviç, presidenti serb Aleksandër Vuçiç, kryesuesja e presidencës boshnjake Željka Cvijanović dhe kryeministri i RMV, Hristijan Mickoski.
Gjithashtu përfaqësuesit më të lartë të BE-së, presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, presidenti i Këshillit Europian, Antonio Costa dhe përfaqësuesja e lartë për Politikën e Jashtme, Kaja Kallas, si dhe kryeministri polak, Donald Tusk.