Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen në platformën X ka reaguar pas darkës informale me liderët e Ballkanit Perëndimor. Von der Leyen shprehet se familja e vlerave evropiane shtrihet përtej kufijve të Bashkimit Evropian.
Ajo nënvizon se takimi i Komisionit Politik Evropian mbahet për herë të parë në Tiranë dhe është një simbol i fuqishëm.
“Në Tiranë për takimin e Komunitetit Politik Evropian. Është hera e parë që mbahet në Ballkanin Perëndimor. Një simbol i fuqishëm. Familja jonë evropiane e vlerave shtrihet përtej kufijve të Bashkimit Evropian. Ndajmë të njëjtin kontinent. Dhe një të ardhme të përbashkët”, shkruan von der Leyen.
📍In Tirana for the meeting of the European Political Community.
It is the first one in the Western Balkans.
What a powerful symbol.
Our European family of values extends well beyond the border of the European Union.
We share a continent. And a common future. pic.twitter.com/mf7EbAwp9L
— Ursula von der Leyen (@vonderleyen) May 15, 2025