Zbardhen detaje të reja nga aksioni i SPAK dhe BKH në Shkodër ku u shoqëruan disa persona për krime zgjedhore.
Personat e shoqëruar janë mbështetës të Partisë Socialdemokrate, gazetarja Anila Hoxha ka raportuar se SPAK ka sekuestruar edhe telefonin e kryebashkiakut Vau Dejësit, Kristian Shkreli.
Kristian Shkreli, kryebashkiak i Vau Dejësit i fitoi zgjedhjet 2 vite më parë si kandidat i Partisë Socialiste.
7 ditë para zgjedhjeve kryeministri Edi Rama iu drejtua Shkrelit me fjalët: Kristian mos më luaj me dy porta Kristian! Mos më luaj me dy porta!
BKH e policia kryen kontrolle në disa banesa, zyra e automjete i përkisnin anëtarë të shtabit të PSD.