-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Starmer viziton Qendrën e Inovacionit dhe Muzeun e FA: Një epokë e re për Europën

Kryesoret

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer vizitoi edhe Qendrën e Inovacionit dhe Muzeun e Forcave të Armatosura. Starmer u prit nga ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu dhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, gjenerallejtënat Arben Kingji.

“Kemi një qëndrim të përbashkët për kërcënimet me të cilat po përballemi dhe gjithnjë e më shumë po ndërtojmë kapacitete të përbashkëta dhe sot, nën kujdesin dhe udhëheqjen e kryeministrit të Mbretërisë së Bashkuar dhe kryeministrit të Shqipërisë, nënshkruam një marrëveshje të rëndësishme me ambicien për të bashkëpunuar edhe më fort në industrinë ushtarake dhe në inovacion.” u shpreh Vengu.

Ndërsa Starmer falenderoi ushtarakët shqiptarë që punojnë bashkë me ata britanikë në misioni Interflex, për të trajnuar trupat ukrainase.

“Jam vërtet i kënaqur që në kontekstin më të gjerë sot, kemi arritur një marrëveshje për të përmirësuar punën që bëjmë si dy vende për sigurinë dhe mbrojtjen, duke përfshirë prodhimin dhe prokurimin, sepse mendoj se kjo është një epokë e re për Evropën. Kjo është një epokë e re për sigurinë dhe mbrojtjen, ku ne lidhemi me aleatët tanë edhe më fort.”, tha Stramer.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit