Kryeministrja e Danimarkës, Mette Frederiksen gjatë konferencës tha se zgjerimi i Bashkimit Europian varet nga meritokracia. Federiksen tha se disa vende kanë bërë punë vërtet të mirë.
“Shpresoj se po ecim përpara dhe që të gjithë ne kuptojmë se kjo është detyrë e rëndësishme që dmth se procesi i zgjerimit duhet të vazhdojë. Disa vende kanë bërë punë vërtet të mirë. Nga këndshtrimi evropian duhet të jemi bashkë. Mund të zgjerohemi por ky proces duhet të varet nga meritokracia. Shpresoj shumë që gjatë presidencës tonë të marrim disa hapa të tjerë. Nuk ishte pjesë e rendit të ditës por të gjithë e kuptojnë se sa e rëndësishme është kjo çështje”, tha Frederiksen.








