Kryeministrja e Danimarkës, Mette Federiksen në konferencën për shtyp me Edi Ramën u shpreh se me pasigurinë e SHBA, Evropa duhet që të jetë më e aftë që të mbrojë veten.
Ajo theksoi se për të mbrojtur veten duhet që të riarmatosemi me aleancën, si dhe të punohet për paqen.
“Nuk e di nëse ka, jemi vende të ndryshme evropiane, nuk mendojmë dhe veprojmë njësoj. Ne do të angazhohemi më tej në NATO për të shpenzuar më shumë, për të riarmatosur të gjithë aleancën. Duhet të mbrojmë veten. Me pasigurinë e SHBA, Evropa duhet të jetë e aftë të mbrojë veten. Nëse nuk jemi të aftë të mbrojmë veten, jemi shumë të brishtë. Na duhet të shpenzojmë më shumë për të mbrojtur veten.”, Federiksen.









